Serbët me koreografi provokuese: Car Llazari ‘përballë’ Skënderbeut

Sport November 02, 2017 - 19:38

Se cila është lidhja mes një ndeshjeje futbollit të vlefshme për grupet e Ligës së Europës me Car Llazarin, këtë e dinë vetëm tifozët serbë.

“Grobari”, tifo-grupi më i madh i Partizanit të Beogradit nuk “zhgënjyen” dhe me koreografinë e tyre dolën sërish jashtë kornizave të futbollit.

Në shkallët e stadiumit u shpërnda një portret gjigant i Car Llazarit, që nga serbët identifikohet si themeluesi i të ashtuquajturës “Serbia e Madhe”.

Car Llazari vdiq në qershor të 1389, në një betejë kundër Perandorisë Osmane dhe nga kisha ortodokse serbe konsiderohet një martir dhe shenjt. /Top Channel/