Partizani – Skënderbeu, kështu mbyllet ndeshja e Beogradit

Sport November 02, 2017 - 18:58

- Është mbyllur ndeshja ndërmjet Partizanit dhe Skënderbeut, të cilin e fitoi ekipi serb me rezultat 2:0.

- Partizani e gjeti edhe golin e dytë. Tawamba shënoi bnë minutën e 66-të pas jë gabimit amatoresk në mbrojtjen e ekipit shqiptar.

- Partizani e pati një rast të qindpërqindtë, por priti për mrekulli portieri Shehi.

- Fillon pjesa e dytë.

- Mbyllet pjesa e parë. Partizani po fiton 1:0. Korçarët do të mundohen ta barazojnë rezultatin në pjesën e dytë.

- Skënderbeu e barazoi rezultatin, por gjyqtari e anuloi golin e tyre.

- Skënderbeu rrezikoi me Kristi Vangjelin në fund të pjesës së parë.

- Zoran Tosic e kalon Partizanin në epërsi në minutën e 39-të pasi shënon nga goditja e lirë, 1:0.

- Dëgjohen thirrjet e tifozëve: Kosova është Serbi në gjuhën serbe.

- Të dyja ekipet e patën nga një rast, por gjuajtjet i pritën portierët respektivë.

- Fillon ndeshja. Skënderbeu e kërkon fitoren e parë në fazën e grupeve.

- Pas pak do të fillojë ndeshja e xhiros së katërt të fazës së grupeve të Europa Leagues ndërmjet Partizanit dhe Skënderbeut, që do të zhvillohet në Beograd. /Zëri/