Nuk pritej më shumë, Partizani tradhton Skënderbeun para ndeshjes

Sport November 02, 2017 - 18:15

Futbollistët e Skënderbet kanë arritur në Beograd për ndeshjen ndaj Partizanit dhe një gjë ka tërhequr vëmendjen e mediave serbe.

Panorama Sport publikoi një video ku ka treguar se Takajt nuk i ishte lënë mundësia të marrë taksin, por në mediat serbe kjo video po interpretohet për muzikën dhe atmosferën në autobus.

Nga aeroporti “Nikola Tesla” deri në hotel, lojtarët kanë dëgjuar hitin e madh të grupit Kerber nga Nishi, “Bolje da Sam Drugo Ljubio”.

“Atmosferë e jashtëzakonshmë në autobusin e ekspeditës shqiptare me këngën serbe”, shkruan Kurir i Serbisë.

Duket se radio në atubous nuk është kontrolluar fare nga shoferi, e me ç’rast futbollistët shqiptarë kanë dëgjuar muzikë serbe.

Partizani pret Skënderbeun para 20 mijë tifoëzve serb nga ora 19:00. Dyja ekipet barazuan dy javë më parë në Elbasan Arena e tash kërkojnë pikët e plota.