Aksidentohet autobusi i Skënderbeut në Beograd, 'ngujohet' delegacioni korçar

Sport November 02, 2017 - 17:29

Edhe pse u mendua që gjithçka do të shkonte mire, problem ka pasur sërish për skuadrën e Skënderbeut në Beograd, para ndeshjes së sotme me Partizanin e Beogradit.

Problemet e para janë hasur kur skuadra korçare është kthyer nga stadiumi ku zhvilloi stërvitjen e fundit dhe gjatë rrugës për në hotel, autobusi është përplasur me një bordurë, shkruan “Newsport.al”.

Ka qenë një përplasje e lehtë, por nga drejtuesit e menduar si diçka e stisur, por nuk ka qenë kështu. Nuk mjafton me kaq, në momentin që delegacioni i klubit korçar ka mbërritur në hotel, është prishur dera elektrike e furgonit, dhe kjo ka bërë që ata të qëndrojnë të ngujuar për gati 10 minuta, derisa problem është zgjidhur.

Këto kanë qenë incidentet që kanë ndodhur gjatë qëndrimit të ekipit të Skënderbeut në Beograd.