Futbollistët sulmohen me shufra hekuri nga kundërshtarët

Sport November 02, 2017 - 15:03

Një episod absurd dhune është shfaqur në fund të një ndeshjeje të rinjsh të luajtur së fundmi, shkruan AlsatM, përcjellë zeri.info.

Të rinjtë e ligës rajonale janë përplasur në fund të ndeshjes dhe nuk kanë munguar as shufrat e hekurit, në qytetin Monteroni, në Itali, në ndeshjen në mes Futura Monteroni dhe shkollës së futbollit nga Brindizi, “Euro Sport Academy”.

Image

Miqtë, me një postim në Facebook, denoncojnë agresionin e kundërshtarëve në dhomat e zhveshjes.

Një grup prej katër futbollistësh të skuadrës vendëse i ka rrahur, duke përdoruar edhe shufrat e hekurit.

E kanë pësuar keq disa lojtarë miq, duke marrë plagë të ndryshme: një hundë e thyer, një prerje në dorë, një dhëmb i thyer dhe plagë të tjera.

Image

Të plagosurit janë katër dhe në atë moment është kërkuar ndihma e karabinierëve, të cilët erdhën menjëherë në ngjarje.

Skuadra e dhunuar ndërkohë ka bërë reklamimin pranë federatës.