Milani afër Kalinic?

Sport August 14, 2017 - 11:29

Milani është shumë afër transferimit të sulmuesit të Fiorentinas, Nikola Kalinic, transmeton zeri.info

Klubi italian është vetëm 5 milionë euro larg kërkesës së Fiorentinas, por kuq e zinjtë janë duke menduar për ofrimin e kartonit të mbrojtësit, Luca Antonelli.

Milani dhe Fiorentina janë shumë afër marrëveshjes, e cila mund të arrihet gjatë ditëve në vazhdim, raporton “Gazzetta dello Sport”.

Milani ka ofruar 25 milionë për reprezentuesin kroat, por Fiorentina kërkon 5 milionë euro më shumë apo shërbimet e Luca Antonellit.

Mbrojtësi i majtë nuk ka qenë zgjedhja e parë e trajnerit, Vincenzo Montella gjatë edicionit të kaluar dhe ka kërkuar largimin.

Gjatë edicionit të kaluar Kalinic kishte realizuar 20 gola në 42 ndeshje me fanellën e Fiorentinas./Zëri