Costa: Po më trajtojnë si kriminel

Sport August 14, 2017 - 11:14

Sulmuesi i Chelseat, Diego Costa thotë se klubi londinez është duke e trajtuar si të jetë një kriminel, transmeton zeri.info

Futbollisti momentalisht është në vendlindjen e tij në Brazil dhe është duke refuzuar që të stërvitet me ekipin rezervë.

Costa ishte golashënuesi më i mirë i Chelseat në edicionin e kaluar me gjithsej 20 gola dhe e ndihmoi klubin drejt triumfit të tyre në Premierligë.

Dëshira e vetme e Costas është që t’i bashkohet Atletico Madridit.

Reprezentuesi spanjoll nuk dëshiron që të stërvitet me rezervat.

“Nuk do të më lejonin të hyja në dhomat e zhveshjes të ekipit të parë dhe nuk do të kisha kontakt me bashkëlojtarët. Unë nuk jam kriminel.”, deklaroi Costa.

“Ata duan që unë të stërvitem me rezervat. Nuk do ta bëj këtë gjë. Kështu që, nëse duan të më dënojnë, lë të më dënojnë.”, shtoi ai.

“Dëshira ime është që të shkoj te Atletico.”, u shpreh Costa./Zëri