Bylbyl Sokoli, trajner i Vllaznisë?
Sport
July 13, 2017 - 18:38
Vllaznia e Pozharanit shumë shpejt pritet të bëhet me trajner të ri.
Madje, ashtu siç befasuan me largimin e Sallah Sherifit, ashtu do të befasojnë edhe me pasardhësin e tij.
Është Bylbyl Sokoli, me të cilin janë duke zhvilluar biseda dhe gjithçka pritet të dihet sonte, mëson Gazeta Olle.
Sokoli ishte në bisedime dhe shumë pranë Feronikelit, por ata në fund zgjodhën Gani Sejdiun.