“Zëri” shpall konkurs për gazetar/e praktikant/e

“Zëri” shpall konkurs për gazetar/e praktikant/e

Shpallje February 03, 2021 - 15:33

Gazeta “Zëri” shpall konkurs për gazetar/e praktikant/e.

Të interesuarit mund të aplikojnë duke dorëzuar CV-në në email të redaksisë: [email protected].

Konkursi është i hapur prej datës 04.02.2021 deri më 11.02.2021.

Kualifikimet që duhet të përmbush një kandidat për praktikë janë: të ketë të regjistruar apo mbaruar fakultetin, të ketë aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe drejtshkrimore, si dhe të ketë aftësi të punojë nën presion. Përparësi do të jetë njohja e gjuhës angleze. /Zëri