Rita Ora dhe Taika Waititi shkëlqejnë me paraqitjen e tyre elegante në eventin e “Vogue” në “Sydney Opera House”

Rita Ora dhe Taika Waititi shkëlqejnë me paraqitjen e tyre elegante në eventin e “Vogue” në “Sydney Opera House”

Showbiz February 13, 2026 - 15:29

Taika Waititi dhe Rita Ora kanë mbërritur në edicionin inaugurues të “Vogue Summer Ball”, i cili u mbajt në ambientet ikonike të "Sydney Opera House", teksa dielli perëndonte mbi qytetin australian.

Eventi u organizua për të festuar aktivitetin e parë “Forces of Fashion” nga "Vogue Australia", duke mbledhur disa nga figurat më të shquara kreative të industrisë, si nga Australia, ashtu edhe nga skena ndërkombëtare.

Waititi ka ndërtuar gjatë dy dekadave të fundit reputacionin si një nga kineastët dhe aktorët më të suksesshëm të Zelandës së Re, duke u dalluar jo vetëm për çmimet dhe sukseset artistike, por edhe për sensin e tij të spikatur të stilit. Në këtë mbrëmje ai u shfaq me një kostum të zi të markës "Belancë" dhe brosha nga "Paspaley", duke zgjedhur një siluetë më të relaksuar për atmosferën festive të natës.

Karriera e tij përfshin filma të hershëm si "Eagle vs Shark" dhe "Boy", si dhe projekte që u kthyen në kult si "What We Do in the Shadows" dhe fituesin e “Oscar”-it, "Jojo Rabbit". Aktualisht, ai është duke punuar në adaptimin filmik të romanit bestseller "Klara and the Sun" nga autori Kazuo Ishiguro.

Në krah të tij, Rita Ora iu përmbajt kodit elegant “black tie” të mbrëmjes. Ajo veshi një fustan mini Ottolinger me një bisht mëndafshi në stil “waterfall”, të shoqëruar me bizhuteri "Paspaley". Këngëtarja kompletoi paraqitjen me dorashka dhe geta të markës "High Heel Jungle", si dhe taka të zeza elegante "Attico", duke sjellë një estetikë glam gotike që tërhoqi vëmendjen e fotografëve.

E nisur si këngëtare, Rita është shndërruar ndër vite në një figurë shumëdimensionale që shtrihet në muzikë, modë, film dhe bukuri. Artistja britanike e ka kuptuar prej kohësh fuqinë e imazhit si formë shprehjeje, duke u bërë një prezencë e rregullt në rreshtat e parë të javëve të modës në mbarë botën.

“Summer Ball” bashkoi krijues, mendimtarë dhe figura me ndikim nga fusha të ndryshme si moda, filmi dhe muzika për një natë festimesh. Mbrëmja shënoi edhe lansimin zyrtar të numrit të shkurtit 2026 të Vogue Australia, ku në kopertinë janë Margot Robbie dhe Jacob Elordi, duke prezantuar më të mirën e skenës kreative australiane përmes muzikës, artit, dizajnit dhe gastronomisë. /telegrafi

Image

Image