Steven Spielberg dhe gruaja e tij dhurojnë 25.000 dollarë për familjen e James Van Der Beekut

Steven Spielberg dhe gruaja e tij dhurojnë 25.000 dollarë për familjen e James Van Der Beekut

Showbiz February 13, 2026 - 14:22

Steven Spielberg dhe gruaja e tij Kate Capshaw dhuruan një shumë të madhe parash, pasi organizuan një fushatë për mbledhjen e fondeve për familjen e James Van Der Beekut.

Spielbergu dhe familja e tij dhuruan 25.000 dollarë në një llogari të hapur nga miqtë e ngushtë të Van Der Beek për gruan dhe gjashtë fëmijët e tyre.

Aksioni u nis pasi familja mbeti pa fonde për shkak të shpenzimeve mjekësore.

Van Der Beek vdiq të mërkurën në mëngjes, pas një beteje me kancerin e zorrës së trashë. Ai kishte luftuar me diagnozën që nga gushti i vitit 2023.

Gjithashtu, deri më tani janë mbledhur më shumë se dy milionë dollarë dhe gruaja e Van Der Beekut falënderoi të gjithë për ndihmën dhe donacionet e tyre.

"Mirësia juaj ka qenë më e rëndësishme për ne sesa mund të shprehin fjalët. Mbështetja juaj ka qenë një dritë. Na kujton se dashuria është e vërtetë, se komuniteti është i fortë dhe se shpirti i James vazhdon t'i bashkojë njerëzit", thanë miqtë e familjes Van Der Beek.

Personazhe të tjerë të famshëm që kanë dhuruar fonde për këtë fushatë përfshijnë Jon M. Chu, si dhe Zoe Saldana.