MC Kresha tregon pse nuk bashkëpunoi me Don Xhonin

MC Kresha tregon pse nuk bashkëpunoi me Don Xhonin

Showbiz February 12, 2026 - 13:24

MC Kresha ka qenë i ftuari i radhës në emisionin e Meriton Mjekiqit, ku ka folur hapur për karrierën e tij të gjatë dhe raportet me kolegët e industrisë.

Gjatë bisedës, vëmendjen kryesore e mori deklarata e tij për reperin Don Xhoni, duke zbuluar detaje që nuk diheshin më parë për marrëdhënien e tyre profesionale.

I pyetur nga Meritoni se pse ende nuk ka një duet mes tyre, Kresha tregoi se nuk ka asnjë arsye specifike apo hatërmbetje.

Ai zbuloi se në kulmin e suksesit të tij, pasi Don Xhoni ishte në emision te Meriton Mjekiqi, kishte shkuar në studio te Kresha dhe i ishte ofruar me shumë respekt.

“Kur ka ardhur te ne, ka thënë ‘qitne kontratën, shkruani çfarë të doni’,” u shpreh Kresha, duke vlerësuar gatishmërinë e reperit të ri për të bashkëpunuar me ta.

Pavarësisht ofertës, Kresha tregoi se në atë kohë i kishte dhënë një mesazh mbështetës Don Xhonit:

“I kam thënë: Ti ia dole, të priftë e mbara dhe jam i lumtur për ty”. Ai shpjegoi se muzika e tyre nuk bëhet me plane biznesi apo strategji. Sipas Kreshës, po të kishte ardhur Don Xhoni në studio qoftë edhe për një kafe gjatë kohës që po punonin albumin, kënga do të kishte lindur natyrshëm.

Ai e mbylli duke thënë se bashkëpunimet e tyre ndodhin thjesht ashtu siç i ndjejnë, pa pasur nevojë për kontrata të paracaktuara, duke lënë derën e hapur për diçka organike në të ardhmen. /Prive By Liberta Spahiu