BBVK-ja paralajmëron: Sonte do të publikohen pamjet e pa transmetuara të asaj se çfarë ndodhi në festë

BBVK-ja paralajmëron: Sonte do të publikohen pamjet e pa transmetuara të asaj se çfarë ndodhi në festë

Showbiz January 23, 2026 - 19:00

Faqja zyrtare e Big Brother VIP Kosova 4 ka paralajmëruar se sonte, të premten, do të publikohen pamje të patransmetuara nga ajo që ka ndodhur gjatë festës së së mërkurës mbrëma brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë.

Përmes një fotografie të shpërndarë në rrjetet sociale, produksioni ka ngritur kureshtjen e publikut duke lënë të kuptohet se pritet një zhvillim i rëndësishëm, i cili nuk është shfaqur më herët në transmetimin televiziv.

Në imazhin paralajmërues shfaqen Benita dhe Klodi, një zgjedhje që ka ndezur menjëherë spekulimet në mesin e ndjekësve të formatit.

Prania e dy banorëve në fokus të këtij paralajmërimi ka bërë që fansat të aludojnë se mes tyre mund të ketë ndodhur diçka gjatë festës, e cila për arsye të ndryshme nuk është transmetuar live apo në prime. Komentet në rrjete sociale nuk kanë munguar, me shumë ndjekës që presin sqarime dhe pamje konkrete për atë që ka ndodhur realisht.

Produksioni i Big Brother VIP Kosova 4 nuk ka dhënë detaje të tjera, por ka mjaftuar ky paralajmërim për të rritur pritshmëritë dhe interesimin e publikut për episodin e mbrëmjes së sotme, ku pritet të zbulohen prapaskenat e festës së së mërkurës dhe raporti mes Benitës dhe Klodit.