Benita “shpërthen” në lot pasi Klodi i tha se e do mashkullin për para: Turp të të vij

Benita “shpërthen” në lot pasi Klodi i tha se e do mashkullin për para: Turp të të vij

Showbiz January 21, 2026 - 12:04

Benita Zena dhe Klodian Mihaj kanë pasur një përplasje të madhe së fundmi ndërmjet vete.

Kjo nisi derisa po qëndronin në oborr, ku e pranishme në debat ishte edhe Elijona Binakaj.

Ka qenë Klodi që në një moment i tha se "mashkullin e do vetëm për para".

Këngëtarja me këtë rast reagoi ashpër dhe u largua duke bërtitur e qarë.

"Ti e përmend Endrin për pare", iu drejtua ai.

Banorja ia përmendi disa herë: "Marre duhet me të ardh".

Ajo më pas hyri brenda shtëpisë u fut në tualet dhe filloi të qante me të madhe. Gjatë bisedës me të tjerët, Benita theksoi se nuk e priste një gjë të tillë prej Klodit.