Lim Hoti tenton t’u tregojë banorëve për vdekjen e Shpat Kasapit
Një moment i ndjeshëm dhe i papërshtatshëm është regjistruar brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, duke shkaktuar reagime të forta në rrjetet sociale.
Gjatë një bisede mes banorëve në ambientet e përbashkëta, një prej konkurrentëve u shpreh se kishte një informacion të rëndë për të ndarë, duke lënë të kuptohet se bëhej fjalë për ndarjen nga jeta të Shpat Kasapit.
Në pamjet që po qarkullojnë, dëgjohet shprehja: “Banori i ri për pak sa nuk ju tregoj që Shpat Kasapi ka ndërruar jetë”, një deklaratë që ka tronditur publikun.
Situata është ndërprerë menjëherë nga reagimi i “Vëllait të Madh”, i cili ka ndaluar vazhdimin e bisedës, duke mos lejuar përhapjen e një lajmi kaq të ndjeshëm brenda shtëpisë.
Megjithatë, fakti që një informacion i tillë u përmend, edhe pse i paplotë, ka hapur debat të madh jashtë.
Ndjekësit e formatit kanë reaguar ashpër, duke e cilësuar momentin si mungesë ndjeshmërie dhe përgjegjësie, ndërsa të tjerë kanë kërkuar masa më të rrepta nga produksioni për situata të tilla.
Videoja e këtij momenti po bën xhiron e rrjetit, duke u kthyer në një nga temat më të komentuara të ditës dhe duke ngritur pikëpyetje mbi kufijtë e informacionit që lejohet të përmendet brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.
@_lookhere0_0 #bigbrotherkosova #elijona #londrimi #klodi #bbvk ë original sound - positive ë