Benita shpërthen në lot kur dëgjon këngët e Endrit
Benita u shfaq sot tejet e emocionuar, duke shpërthyer në lot.
Ishte e dukshme se emocionet e saj po përshkonin çdo pjesë të trupit, teksa regjia i lëshoi këngën e Endrit, “Thirrëm”.
Aurora dhe Londrimi u përpoqën ta qetësonin, ndërsa ky i fundit i thoshte Vëllait të Madh që të ndërrojë këngën.“O jeta jeme, Benii”, u mundua ta qetësonte Londrimi, duke e përqafuar dhe duke i folur me butësi.
Por regjia nuk u ndal aty. Ata i lëshuan edhe sekuencat e një kënge tjetër të Endrit, ende të papublikuar, që titullohet “Kthehu”.Në atë moment, Benita shpërtheu edhe më tej në lot, e rënduar nga emocionet.“E ka qit këngën e re!!!”, i thoshte ajo atyre, derisa nuk mbante dot lotët.
Spekulime të shumta kanë qarkulluar së fundmi për Benitën dhe këngëtarin Endri. Edhe pse asnjëri prej tyre nuk e ka bërë këtë publike, flitet se dyshja dikur kanë pasur një romancë, duke lënë hapur dyshimet dhe kuriozitetin e të tjerëve.