BBVK 4 me rekord shikueshmërie: 89 milionë klikime veç në një natë 

BBVK 4 me rekord shikueshmërie: 89 milionë klikime veç në një natë 

Showbiz January 10, 2026 - 23:30

Nata e mbrëmshme iu rezervua Prime-it të 16 të Big Brother Vip Kosova 4.

E si gjithmonë, shikuesve të Klan Kosovës, për më shumë se pesë orë, iu servua superspektakël me shumë drama, emocione, e ku pati edhe hyrje të reja.

Mbrëmja nisi me përfundimin e misionit të Xhenetës, kur krejt banorët morën vesh se qëndrimi i saj në shtëpinë më të famshme në vend ishte veç për 24 orë.

Nga kjo situatë radha i erdhi një dinamike tjetër, ku u shfaq klipi i mardhënies Klodi-Elijona. Diskutimi mbi këtë kryesisht u fokusua tek një deklaratë e Elijonës, nga e cila Klodi tha se ishte prekur.

Veç klipeve për këta dy banorë u shfaq edhe video e treshës Hygerta-Ludo-Alba, ku e gjitha u përcoll edhe me debat.

Kjo i parapriu shfaqjes së dy materialeve, që kishin të bënin me Elijonën, që po ashtu u përcollën me diskutime të forta.

Krejt këto u shfaqën para hyrjes së banorit të ri, Lim Hotit, prezantimi i të cilit ngjalli emocione tek Alba.

Por kjo nuk ishte hyrja e vetme, sepse shtëpia e Vëllait të Madh i hapi dyert edhe për dy banore të reja, motrat Suanita dhe Aurora.

Derisa mbrëmja rezervoi edhe eliminime, e garës i dha fund Toney.

Kurse krejt në mbyllje, Vëllai i Madh, i njoftoi tre banorë se ata duhet të qëndrojnë ndaras nga të tjerët.

Të gjitha këto zhvillime thyen çdo rekord të shikueshmërisë, duke mbedhur mbi 89 milionë klikime në të gjitha platformat.

Derisa zhvillimet e tjera që do ndodhin, shikuesit mund t’i ndjekin në Artmotionn, Digitalb, Tring, Kujtesa, Nimi Tv dhe në AlbTv.