Limi e nis ditën e parë në BBVK duke i shkuar afër Albës në tualet, ajo e injoron maksimalisht [video]

Limi e nis ditën e parë në BBVK duke i shkuar afër Albës në tualet, ajo e injoron maksimalisht [video]

Showbiz January 10, 2026 - 16:01

Limi dhe Alba kanë nisur ditën bashkë në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut për shkak të historisë së tyre të mëparshme.

Teksa Alba po pastronte dhëmbët, shumë pranë saj u afrua edhe Limi, për të kryer të njëjtin proces. Edhe pse ndodheshin vetëm pak centimetra larg njëri-tjetrit, mes tyre u vu re një heshtje e plotë dhe një distancë emocionale e dukshme.

Dyshja, e cila dikur ka qenë çift gjatë qëndrimit në reality show “Ferma VIP”, zgjodhi ta injorojë në maksimum njëri-tjetrin, duke komunikuar vetëm përmes shikimeve të shpejta “me bisht të syrit”, pa asnjë fjalë apo kontakt të drejtpërdrejtë.

Situata ka nisur të bëhet edhe më interesante pas hyrjes së Limit mbrëmjen e kaluar në Big Brother VIP Kosova, zhvillim që ka rikthyer në vëmendje raportin e tyre dhe ka ngritur pikëpyetje mbi dinamikat që pritet të krijohen mes tyre në ditët në vijim.

Mbetet për t’u parë se si do të rrjedhin ngjarjet mes Limit dhe Albës dhe nëse e kaluara e tyre do të ndikojë në rrugëtimin e përbashkët brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë. /telegrafi