Xheneta këndon njëzëri me hitin e Gjestit: Kënga ime favorite [video]
Showbiz
January 09, 2026 - 15:55
Xheneta u gjend sot në një moment interesant brenda shtëpisë.
Teksa po qëndronte në lavanderi së bashku me Kushtrimin dhe Londrimin, Vëllai i Madh i lëshoi këngën e Gjestit, “Katile”.
Në ato çaste, Xheneta reagoi menjëherë, duke nisur ta këndonte këngën dhe duke treguar hapur se është kënga e saj e preferuar nga Gjestit.
“Kënga ime favorite, shumë e du këtë këngë”, u shpreh ajo para tyre.
Xheneta u pa duke e shijuar këngën në maksimum, e buzëqeshur dhe e përfshirë plotësisht në ritmet e saj, duke krijuar një moment të këndshëm dhe spontan brenda shtëpisë.