Vjen lajmi i keq për fansat e serialit “Esref & Ruya”
Showbiz
January 07, 2026 - 18:40
Adhuruesit e serialit të suksesshëm “Eëref Rüya” do të duhet të presin edhe pak për të parë zhvillimet e reja të historisë.
Përmes një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale, është bërë e ditur se episodi i radhës nuk do të shfaqet sonte sipas planifikimit të rregullt.
Sipas njoftimit, episodi i ri (Bölümi 28) është shtyrë për javën e ardhshme.
Ky vendim ka ardhur papritur për ndjekësit e shumtë, të cilët prisnin me padurim episodin e ri pas ngjarjes së fundit me Nisan.
Data e re e transmetimit është konfirmuar të jetë e mërkura e ardhshme, më 14 janar.
Deri atëherë fansat mezi po presin publikimin e trailerit të dytë, për të parë se çfarë u pret episodin e ardhshëm. /Prive By Liberta Spahiu