Armir Tola eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5
Në mbrëmjen e radhës së “Big Brother VIP Albania 5”, banori Armir Tola ka qenë ai që është larguar nga shtëpia, pasi rezultoi më pak i votuari nga publiku.
Këtë javë, në nominim ishte vendosur e gjithë shtëpia, duke e bërë televotimin edhe më të fortë dhe të paparashikueshëm.
Armir Tola njihet si një sipërmarrës i suksesshëm. Ai është administrator i një kompanie që merret me ndërtim dhe rikonstruksione objektesh të ndryshme, duke përfshirë të gjitha llojet e punimeve në ndërtim.Para se të hynte në lojë, Armiri kishte përcjellë prindërit për në SHBA, ku jeton motra e tij, dhe kishte rregulluar të gjitha angazhimet e punës, në mënyrë që të ishte i qetë dhe i fokusuar te loja dhe dinamika brenda shtëpisë.
Eliminimi i tij u prit me reagime të ndryshme nga banorët dhe publiku, ndërsa rrugëtimi i Armirit në “Big Brother VIP Albania 5” do të mbetet i lidhur me mesazhet që ai përpiqej të përcillte për familjen, traditën dhe vlerat njerëzore.