Serbja në fotografi me Labin bën një tjetër reagim: Heshtja flet një milion gjuhë

Serbja në fotografi me Labin bën një tjetër reagim: Heshtja flet një milion gjuhë

Showbiz December 14, 2025 - 14:33

Situata rreth jetës private të Labinot Rexhës, banor i Big Brother VIP Kosova, ka ngjallur shumë reagime dhe pikëpyetje në rrjet.

Teksa ai ndodhet brenda shtëpisë, jashtë saj po qarkullojnë versione të ndryshme që kanë tërhequr vëmendjen e publikut.

Gjithçka u rindez pasi një vajzë me origjinë serbe, e cila më herët publikoi një fotografi me Labinotin dhe fëmijën e saj me mbishkrimin “Vetëm familje”, reagoi sërish në rrjete sociale.

Image

Ajo postoi një status ku shkruante: “Heshtja flet një milion gjuhë!”, një mesazh që u interpretua gjerësisht dhe shtoi dyshimet rreth situatës.

Image

Nga ana tjetër, bashkëshortja e Labinotit, Laureta, ka mohuar çdo lidhje familjare mes tij dhe fëmijës.

Sipas saj, bëhet fjalë për një keqkuptim, duke shpjeguar se vajza kishte kërkuar ndihmë pasi babai biologjik i fëmijës mban të njëjtin mbiemër, Rexha, dhe Labinoti kishte tentuar vetëm të ndërmjetësonte.

Aktualisht, publiku përballet me dy versione të ndryshme: një shpjegim që flet për ndihmë dhe keqkuptim, dhe postime që lënë vend për interpretime të tjera.

Derisa të ketë një sqarim të drejtpërdrejtë nga vetë protagonistët, kjo histori mbetet ende e paqartë. /Telegrafi