Eskalon debati mes Fjollës dhe Shkurtës në spektaklin e së premtes: Po tenton me përfitu nga familja [video]
Pas publikimit të videos nga debati mes Shkurtës dhe Fjolla Morinës, tensioni mes dy figurave ka marrë një kthesë më të ashpër.
Situata në studio u përshkallëzua shpejt pasi Shkurta tentoi të sqarojë qëndrimin e saj.
Shkurta mohoi akuzat e Fjollës, duke theksuar se nuk ka tentuar kurrë të viktimizojë familjen e saj, siç pretendon kjo e fundit.
Megjithatë, Fjolla nuk ia lejoi as të mbaronte fjalën, duke reaguar me tone të forta: “Ti po e viktimizon familjen tënde, ti po mundohesh me përfitu dhe me e ndërtu një karrierë mes këtyre gjërave. Për këtë kurrë nuk mundesh me përparu”.
Situata mbeti e tensionuar, duke reflektuar mosmarrëveshjet e thella mes dy figurave dhe mënyrën se si debati publik shpesh shndërrohet në përplasje personale. /telegrafi