Ish-gruaja e Jeff Bezos dhuroi një shumë rekord prej 7.1 miliardë dollarësh për organizata jofitimprurëse

Ish-gruaja e Jeff Bezos dhuroi një shumë rekord prej 7.1 miliardë dollarësh për organizata jofitimprurëse

Showbiz December 10, 2025 - 13:03

Filantropistja MacKenzie Scott njoftoi se në vitin 2025 ka dhuruar 7,1 miliardë dollarë për organizata jofitimprurëse, shifër kjo që përbën një rritje të madhe krahasuar me vitet e mëparshme.

Që nga viti 2019, kontributi i saj total për organizata të ndryshme ka arritur në 26,3 miliardë dollarë.

Nga donacionet e vitit 2025, më shumë se një duzinë kolegjesh dhe universitete historikisht të bardha - në rang HBCU (Historically Black Colleges and Universities) - morën një pjesë të konsiderueshme, përfshirë 783 milionë dollarë vetëm atyre institucioneve.

Midis dhuratave më të medha që u zbuluan publikisht në 2025 ishte edhe një grant prej 70 milionë dollarësh për UNCF, fondacioni më i madh privat për bursa për studentë pakicash, raporton cnn.

Strategjia e saj filantropike është e veçantë: shumica e donacioneve janë pa kushte - ajo nuk kërkon raporte, aplikime apo detaje për përdorimin e fondeve.

Në fjalën e saj, Scott tha se shifra e madhe dollarëshe do të përmendet në lajme, por theksoi se çdo shumë është “vetëm një fraksion shumë i vogël i shprehjeve personale të kujdesit” që po shpërndahen në komunitete. /telegrafi