Dolce rikthehet plot energji, merr vëmendje me fustanin e kuq me dantella teksa vallëzon me “Livin’ La Vida Loca”
Pas kthimit të saj mbrëmë nga edicioni italian Grande Fratello, Dolce u shfaq sot në mëngjes plot energji dhe shkëlqim në Big Brother VIP Kosova.
Banorja ka marrë menjëherë gjithë vëmendjen, jo vetëm për pozitivitetin e saj të dukshëm, por edhe për dukjen tepër sensuale dhe solare.
Ajo ishte e veshur me një fustan nate të kuq me dantella, që nxirrte në pah stilin dhe elegancën e saj, duke tërhequr syrin e banorëve dhe të publikut.
Përveç pamjes që mahniti, Dolce nuk kurseu energjinë, duke vallëzuar dhe kënduar me ritmin e këngës Livin’ La Vida Loca të Ricky Martin.
Momenti ishte plot gjallëri, duke treguar se edhe pas udhëtimit, ajo nuk ka humbur aspak sharm dhe karizmën që e karakterizon.
Pozitiviteti i Dolces dhe mënyra si shpërndan energji në çdo hap ka bërë që ajo të fitojë zemrat e publikut, duke u konsideruar jo vetëm si një banore e bukur, por edhe si një nga më të pëlqyerat për mënyrën e saj të qeshur dhe tërheqëse të të jetuarit brenda shtëpisë së BBVK-së.
Me këtë hyrje, duket se Dolce do të jetë një nga protagonistet më të forta dhe më të komentuarat e këtij sezoni. /telegrafi