Miley Cyrus tregon se i fejuari i saj e bleu unazën e fejesës me zbritje të 'Black Friday' [video]
Këngëtarja amerikane Miley Cyrus bëri shaka se i fejuari i saj, Maxx Morando, bleu unazën e fejesës gjatë zbritjeve të Black Friday.
33-vjeçarja ishte e ftuar në një episod të emisionit “Jimmy Kimmel Live!”, ku tregoi unazën e fejesës me diamantin e prerë në formë jastëku.
Miley u shfaq me unazën në fjalë për herë të parë publikisht në premierën botërore të filmit “Avatar: Fire and Ash” në Los Angeles të hënën, më 1 dhjetor, ndërsa një ditë më vonë, Miley konfirmoi zyrtarisht lajmet për fejesën e saj.
Gjatë intervistës me Jimmy Kimmel, prezantuesi e përgëzoi për fejesën.
“Pyes veten nëse e kupton që nëse do të prisje tri javë, nuk do të duheshin ide për dhuratën e Krishtlindjes", pyeti Jimmy ndërsa Miley me ironi iu përgjigj: "Kjo ishte një ofertë e Black Friday, zemër”.
Francesca Simons nga kompania Francesca Simons Consulting, përfaqësuese e dizajneres së bizhuterive Jacquie Aiche, konfirmoi për revistën People se Aiche ka punuar unazën me porosi, e cila ka një diamant të prerë në formë jastëku të vendosur mbi një unazë të trashë prej ari të verdhë 14-karatësh.
Daniela Tarantino, zv/presidentja e shitjeve në Blue Nile, vlerëson se vlera e unazës mund të arrijë deri në 450,000 dollarë (386 mijë euro). “Kjo unazë e fejesës është një unazë e trashë prej ari me kornizë lindje-perëndim – një trend modern dhe i stilit që po shohim në industrinë e dasmave. Besojmë se diamanti është rreth katër ose pesë karatë dhe kushton midis 300,000 dhe 450,000 dollarë”, tha Tarantino.
Reyne Hirsch, ambasadore e markës Worthy dhe ish-vlerësuese në Antiques Roadshow, vlerëson se vlera e shitjes me pakicë është midis 150,000 dhe 250,000 dollarë (midis 128 mijë dhe 214 mijë euro).
Miley Cyrus, fituese e trefishtë e çmimeve Grammy, dhe Maxx Morando, e bënë publike për herë të parë lidhjen e tyre në dhjetor 2021, kur u fotografuan për herë të parë bashkë në Miami.
Disa muaj më vonë, në prill 2022, ata konfirmuan romancën e tyre kur u panë duke u puthur plot pasion në Hollywood.