“Më ka falur një djalë si drita”, bashkëshortja e kujton Shpat Kasapin

“Më ka falur një djalë si drita”, bashkëshortja e kujton Shpat Kasapin

Showbiz December 02, 2025 - 14:02

Bashkëshortja e Shpat Kasapit, Selvije Jao, ka kujtuar bashkëshortin e saj, duke thënë se ai e ka mbështetur, respektuar dhe dashur.

Ajo tha disa fjalë edhe për Roelin, derisa u shpreh se nuk e di se kush do t’i tregojë se nuk e ka babanë gjallë, shkruan portali rtv21.tv.

“Një njeri që mua si Selvije më ka kompletuar, më ka mbështetur, më ka respektuar dhe më ka dashur, mbi të gjitha më ka falë një djalë si drita. Roeli është vetëm 3 vjet e gjysmë dhe ai ende nuk e kupton se nuk e ka babanë e tij dhe unë nuk e di si do të rritet me këtë dhe nuk e di se kush do ta tregoj, por e di që ai është shumë krenar me babanë e tij, e ka dashur shumë Shpati, është përkushtuar deri në frymën e fundit që Roeli të jetë me gjitha të mirat”, tha ajo.