Cardi B konfirmon lindjen e djalit të saj të katërt me Stefon Diggs

Cardi B konfirmon lindjen e djalit të saj të katërt me Stefon Diggs

Showbiz November 15, 2025 - 16:59

Cardi B ka zbuluar emrin e djalit të saj të porsalindur, fëmija i katërt i saj dhe i pari me të dashurin, yllin e NFL-së Stefon Diggs.

Reperja 33-vjeçare, e cila një ditë më parë konfirmoi se kishte mirëpritur në jetë të voglin, ndau detaje të reja gjatë një interviste për Highsnobiety, në hapjen e butikut CYBEX Global në New York.

Artistja, e njohur për hitin “Bodak Yellow”, është tashmë nënë e tre fëmijëve me ish-partnerin Offset: Kulture, 7 vjeçe, Wave, 4 vjeç dhe Blossom, 1 vjeç, shkruan DailyMail.

Cardi pranoi se shtatzënia e katërt ka qenë më e lodhshme se të mëparshmet. “Isha shumë në regjim shtrati… ai fëmijë ishte i rëndë”, u shpreh ajo me humor.

Ndërsa foli për stilin e saj, reperja shtoi se ka ndryshuar shumë që prej se u bë nënë: “Nuk mbaj mend kur kam qenë herën e fundit pa fëmijë. Më duket sikur ka ndodhur para se të mbushja 25 vjeç”.

Në ngjarjen në New York, Cardi u shfaq me pantallona të zeza voluminoze, një korse elegante dhe një kapelë të veçantë mbi flokët në nuancë jeshile-blu.

Një ditë më parë, artistja publikoi në Instagram se kishte hyrë në një “epokë të re”, duke reflektuar mbi ndryshimet e fundit në jetën e saj: një album i ri, një sezon i ri dhe një foshnjë e re. Ajo shtoi se fëmijët e saj janë arsyeja më e madhe për t’u përmirësuar vazhdimisht si nënë dhe si artiste.

Burime për TMZ konfirmuan se Stefon Diggs ishte pranë saj gjatë lindjes së të voglit.

Cardi B po përgatitet ndërkohë për turneun e saj të ardhshëm “Little Miss Drama”, i cili nis më 11 shkurt në Palm Desert, Kaliforni.

Ajo u zotua se do të sjellë “performancën më të mirë të jetës”, ndërsa theksoi se ndihet më e fortë dhe më e sigurt se kurrë: “Kjo epokë e re është Unë kundër Meje. Dhe jam gati për çdo sfidë”. /telegrafi