Shqipe Hysenaj nuk flet më me Bledi Manen: Sillet si 15-vjeçar

Shqipe Hysenaj nuk flet më me Bledi Manen: Sillet si 15-vjeçar

Showbiz November 12, 2025 - 15:33

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Shqipe Hysenaj, ka konfirmuar se marrëdhënia me Bledi Manen është prishur.

Në një intervistë për ‘Shqipëria Live’, ajo tregoi se nuk flasin më për shkak të një mosmarrëveshjeje të vogël, dhe e akuzoi Bledin se flet pas shpine dhe sillet si një 15-vjeçar.

Përgjigjia e Manes erdhi shpejt përmes një postimi në InstaStory, ku shkroi me tone thumbuese: “I mbeti fjala në fyt kësaj vajze…”.

Kjo e bën të qartë se ai nuk e pranon versionin e Shqipes dhe se mosmarrëveshja mund të jetë më e ndërlikuar.

E njëjta ka folur edhe për ish-banorin tjetër të BB VIP Kosova 2, Blerandon, duke sqaruar se nuk ka më asnjë lidhje apo komunikim me të, përveç një bashkëpunimi të vetëm profesional.

“Kur them se nuk do të kem më kurrë punë me dikë, atëherë nuk do të kem”, tha ajo duke mbyllur çdo dyshim.

Marrëdhëniet e tensionuara të saj me disa nga ish-banorët kanë ndezur debat në media dhe rrjetet sociale, ndërsa ajo duket e vendosur të ecë përpara pa kthim pas.