Emily Ratajkowski konfirmon romancën me ish të dashurin e Dua Lipës në një debutim plot pasion në New York

Emily Ratajkowski konfirmon romancën me ish të dashurin e Dua Lipës në një debutim plot pasion në New York

Showbiz November 11, 2025 - 15:04

Emily Ratajkowski ka zyrtarizuar romancën e saj të re me regjisorin francez Romain Gavras, duke u parë në një mbrëmje të dielën në New York në skena të mbushura me pasion dhe përkëdhelje.

Modelja dhe aktorja 34-vjeçare u fotografua duke u puthur me Gavrasin, 44 vjeç, i cili më parë ka qenë në një lidhje të profilit të lartë me këngëtaren Dua Lipa.

Çifti u pa duke ecur dorë për dore dhe duke ndarë momente të ëmbla në rrugët e qytetit, në atë që duket të jetë dalja e tyre e parë publike si çift, shkruan DailyMail.

Aktorja e “Gone Girl” kishte zgjedhur një veshje të thjeshtë, por plot stil: një pallto lëkure ngjyrë kafe me mëngë me qime, bluzë të zezë dhe pantallona të hapura po në të njëjtën ngjyrë.

Ajo e plotësoi dukjen me atlete bardh e zi Puma dhe një çantë të vogël të errët.

Ndërsa Romain kishte zgjedhur një dukje urbane me një pallto blu të errët, këmishë bezhë të zbërthyer, xhinse dhe atlete të bardha.

Çifti u pa duke qeshur dhe përkëdhelur njëri-tjetrin, madje u ndalën disa herë për puthje të zjarrta pranë një hyrjeje metroje.

Modelja, e cila muajin e kaluar mori pjesë në sfilatën e “Victoria’s Secret 2025”, dukej në formë të shkëlqyer dhe e lumtur në krahët e regjisorit francez, duke u dhënë fund zërave për romancat e saj të fundit.