Dafina Zeqiri publikon projektin e shumëpritur “Ku shkove natën”
Dafina Zeqiri ka publikuar projektin e shumëpritur, këngën e saj më të re, e cila titullohet “Ku shkove natën”.
Ky projekt muzikor, i paralajmëruar kohë më parë nga vetë artistja përmes disa sekuencave të shkurtra të publikuara në rrjetet sociale, u prit me padurim dhe entuziazëm të madh nga fansat e saj.
Kënga përmban një kombinim të veçantë të ritmeve nostalgjike dhe një teksti emocional.
“Ku shkove natën” shfaq Dafinën në një dimension më të thellë artistik, duke treguar aftësinë e saj për të lidhur emocionet me muzikën në mënyrë autentike dhe magjepsëse.
Përveç këngës, projekti është shoqëruar edhe me një videoklip tërheqës, ku Dafina shfaqet në disa paraqitje të ndryshme, secila më elegante dhe e mrekullueshme se tjetra.
Klipi pasqyron atmosferën dhe ndjenjat e këngës, duke krijuar një eksperiencë vizuale dhe muzikore që nuk kalon pa u vënë re.