Brad Pitt thuhet se kërkon 30 milionë euro dëmshpërblim nga ish-gruaja e tij, Angelina Jolie

Brad Pitt thuhet se kërkon 30 milionë euro dëmshpërblim nga ish-gruaja e tij, Angelina Jolie

Showbiz November 06, 2025 - 10:13

Beteja ligjore mes Brad Pitt dhe Angelina Jolie rreth vreshtarisë së tyre franceze, Château Miraval, ka marrë një zhvillim të ri. Sipas dokumenteve gjyqësore të dorëzuara në fund të tetorit, Pitt po kërkon nga ish-bashkëshortja një kompensim prej 30 milionë eurosh për shitjen e pjesës së saj në pronë.

Këto pretendime bazohen në email-et që avokatët e Angelina Jolie dërguan vitin e kaluar, të cilat tashmë janë paraqitur si prova nga ekipi ligjor i Pitt, shkruan People.

Ekipi i Pitt dorëzoi më 29 tetor një seri të re komunikimesh që lidhen me shitjen e aksioneve të Jolie në vreshtari në vitin 2021. Mes provave është edhe një email nga nëntori 2023, në të cilin avokatët e aktores së njohur i përgjigjen padisë së Pitt.