Këngëtarja shqiptare shtatzënë, pritet të bëhet nënë për herë të parë
Foto: Ilustrim

Këngëtarja shqiptare shtatzënë, pritet të bëhet nënë për herë të parë

Showbiz November 02, 2025 - 09:12

Gjatë verës, këngëtarja e njohur shqiptare Luar Arani i dha fund beqarisë me një dasmë elegante buzë detit, ku tha “po” partnerit të saj, Etjen Ymeraj.

Ceremonia intime u shënua nga një atmosferë e ngrohtë, plot dashuri dhe harmoni, duke reflektuar në çdo detaj elegancën dhe thjeshtësinë që e karakterizon artisten.

E vetëm pak muaj pas këtij momenti të veçantë, Luar ka ndarë me ndjekësit një tjetër lajm të bukur: ajo dhe partneri i saj janë në pritje të ëmbël.

Me një postim simbolik në Instagram, ku dallohet hija e çiftit dhe një palë balona në formë zemre, artistja ka shkruar thjesht “Pasagjer i ri në bord”, duke zbuluar kështu shtatzëninë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Luar Arani (@luararani)

 

 

Image