Enada Hoxha hap zemrën pas ndarjes, tregon çfarë e ka mbajtur në këmbë

Enada Hoxha hap zemrën pas ndarjes, tregon çfarë e ka mbajtur në këmbë

Showbiz October 23, 2025 - 13:41

Balerina dhe koreografja e njohur, Enada Hoxha, ka bërë një rrëfim të ndjerë pak kohë më parë, ku tregoi se si puna, arti dhe dashuria e njerëzve kanë qenë “mrekullia” që e ka ndihmuar të rikthejë ekuilibrin pas ndarjes nga Gerd Vaso.

Rrëfimi i Enadës erdhi para periudhës kur ish-partneri i saj, Gerd Vaso, foli për shkakun e ndarjes, duke theksuar se ai humbi “dinjitetin” për shkak të ambicies ekstreme të saj.

E pyetur për rëndësinë e aktivitetit profesional, Enada u shpreh se puna ka qenë ilaçi i saj: “Shumë e rëndësishme, dhe falë punës, çdo gjë po kalon më së miri. Puna më ka ndihmuar të qëndroj e fortë dhe të përqendrohem te ajo që di të bëj më mirë”.

Përtej profesionit, ajo theksoi rëndësinë e mbështetjes njerëzore: “Në këtë botë vijmë vetëm dhe largohemi vetëm. Duhet të jemi falënderues Zotit për njerëzit që na dojnë fort dhe që na mbështesin. Unë kam në krah njerëz të jashtëzakonshëm”.

Ajo e mbylli intervistën me një mesazh frymëzues: “Arti të shëron, puna të mban gjallë dhe dashuria e njerëzve të jep kuptim. Kjo është formula ime për të ecur përpara”. /oranews