
Stresi i reagon ashpër Jozit publikisht pas deklaratave të tij: Këdo që e kam puthur, s'e kam lënë me kaq
Pas përfundimit të edicionit të fundit të “Big Brother VIP Albania”, një video e publikuar në rrjetet sociale ku shiheshin Jozi dhe Stresi në një moment të afërt - teksa ajo i kërkonte atij ta puthte - shkaktoi reagime të shumta online.
Pamjet lanë të kuptohej se mes dy ish-banoreve nuk kishte më armiqësi, por se raporti i tyre kishte marrë një tjetër drejtim. Megjithatë, mbrëmë në një intervistë për emisionin “Kosovë Show”, Jozi vendosi të sqarojë situatën. Ai mohoi që videoja të kishte të bënte me një marrëdhënie shoqërore, duke nënvizuar se “bëhej fjalë për një lidhje tjetër”.
“Stresi është një djalë i mirë, por gabimet që kanë ndodhur brenda shtëpisë duhet të sqarohen,” tha Jozi, duke shtuar se shprehja e famshme e reperit “Nuk është mirë me gabu me mu” ishte një lloj paralajmërimi për ata që e kishin lënduar. Sipas tij, “situata kishte për qëllim vënien në vend të drejtësisë për atë që kishte ndodhur në të kaluarën.”
Por pas këtyre deklaratave, reagimi i Stresit nuk vonoi. Ai publikoi një Instastory me një mesazh që u interpretua gjerësisht si një thumb i drejtpërdrejtë ndaj Jozit:
“Këdo që kam puth në jetë s’kam lënë pa e q...Ndoshta ka shku javë, muj, dy a tre… po pa e q… s’e kom lon.”
Ky reagim ndezi menjëherë diskutimet në rrjetet sociale, me ndjekës që po komentojnë ashpër deklaratat e dyshes, duke e cilësuar këtë si fillimin e një përplasjeje të re virtuale mes tyre.
Tashmë, mbetet për t’u parë nëse Jozi do të përgjigjet ndaj mesazhit të Stresit, apo do të zgjedhë të heshtë përballë kësaj “provokate” publike.
