Jasveen Sangha pranon fajin për shitjen e drogës, që ia mori jetën aktorit Matthew Perry

Jasveen Sangha pranon fajin për shitjen e drogës, që ia mori jetën aktorit Matthew Perry

Showbiz August 19, 2025 - 10:19

Jasveen Sangha, e njohur më mirë si “Mbretëresha e Ketaminës”, ka pranuar të deklarohet fajtore për shitjen e drogës aktorit të serialit “Friends”, Matthew Perry.

Sangha do të deklarohet fajtore për pesë akuza në Los Angeles, përfshirë një akuzë për shpërndarje të ketaminës që rezultoi në vdekje ose lëndime trupore.

Ajo u përball me nëntë akuza. Prokurorët e quajtën shtëpinë e saj në Los Angeles një “objekt trafikimi droge” dhe gjetën dhjetëra shishe ketamine.

Perry u gjet i vdekur në oborrin e shtëpisë së tij në Los Angeles në tetor 2023, dhe një ekzaminim përcaktoi se vdekja e tij ishte shkaktuar nga efektet e ketaminës.

Sangha është një nga pesë personat, përfshirë mjekët dhe asistentin e aktorit, të cilët zyrtarët amerikanë pretendojnë se i furnizuan Perryt ketaminë, duke shfrytëzuar varësinë e tij për fitim, gjë që çoi në vdekjen e tij nga mbidoza.

Ata përfshijnë Dr. Salvador Plasencia dhe Dr. Mark Chavez, dy mjekët që shitën ketaminë, Kenneth Iwamasa i cili punonte si asistent i Perryt që jetonte me të, dhe Eric Fleming i cili i shiti Perryt ketaminën që ai merrte nga Sangha.

Sangha pritet të paraqitet në gjykatë në javët e ardhshme për të pranuar fajësinë si pjesë e një marrëveshjeje për pranimin e fajësisë me autoritetet federale.

E njëjta thuhet se është shoqëruar me shumë personazhe të famshëm dhe një nga shoqet e saj i tha Daily Mail se ajo mori pjesë në ‘Golden Globes’ dhe ‘Oscars’.

Image

Image