Martohet aktorja e serialit “Bashkallajk” Sara Bajrami, duket tejet elegante në fustanin e nusërisë

Martohet aktorja e serialit “Bashkallajk” Sara Bajrami, duket tejet elegante në fustanin e nusërisë

Showbiz August 15, 2025 - 10:41

Aktorja e njohur Sara Bajrami i ka dhënë fund beqarisë, duke kurorëzuar dashurinë e saj me një ceremoni martese plot elegancë dhe emocion përkrah partnerit të saj, Mirad, i cili i ka rrëmbyer zemrën.

E njohur për publikun si një nga aktoret më të dashura të teatrit dhe sidomos për rolin e Lizës në serialin shumë të ndjekur Bashkallajk, Sara u shfaq mahnitëse në fustanin e bardhë të nusërisë, duke rrezatuar hijeshi dhe thjeshtësi.

Përmes një sërë postimesh në ‘Instastory’, ndjekësit kanë pasur mundësinë të shohin pamje nga ceremonia dhe festa, e cila ishte një kombinim perfekt mes modernes dhe traditës shqiptare – që nga muzika bashkëkohore, e deri tek ritmet e dasmave tradicionale me tupana.

Image

Në mesin e të ftuarve nuk munguan as emrat e njohur të ekranit dhe kolegët e saj nga seriali Bashkallajk, duke përfshirë Ryva Kajtazin dhe Behar Nesimin, të cilët ndanë çaste të bukura me çiftin në këtë ditë të veçantë.

Image

Nga postimet në llogarinë e saj në Instagram, vihet re se Sara kishte zgjedhur të vishej me dy fustane të bardha – njëri me prerje më të gjerë e madhështore, ndërsa tjetri më i thjeshtë dhe i rrjedhshëm, i zbukuruar me detaje të bukura me perla në pjesën e dekoltesë, që i shtonin edhe më shumë hijeshi pamjes së saj engjëllore.

Image