Xuxi ka një kritikë për “Sunny Hill Festival”, duhej më shumë flamuj palestinezë të shfaqeshin

Xuxi ka një kritikë për “Sunny Hill Festival”, duhej më shumë flamuj palestinezë të shfaqeshin

Showbiz August 05, 2025 - 12:31

Këngëtar dhe ish-finalisti i Big Brother VIP Kosova, Naim Bunjaku i njohur si Xuxi, ka dhënë një kritikë të vogël për “Sunny Hill Festival”.

Xuxi në një koment që ka lënë te një lajm që është publikuar në “Zëri” me titullin “The Guardian i jep jehonë lajmit që Dua Lipa mori shtetësinë kosovare dhe këndoi në shqip me babanë e saj në “Sunny Hill Festival”, ka komentuar rreth mbështetjes së vogël që është dhënë për atë që po ndodhë në Gazë.

Sipas Xuxit, në çdo festival në botë, që po organizohen kohëve të fundit, shihet një përkrahje e madhe për Gazën, ndërsa në “Sunny Hill” në Prishtinë u pa vetëm një flamur i Palestinës, sipas tij, transmeton Zeri.info.

“Çka më ka bërë përshtypje të keqe, nëse po gaboj më përmirësoni ose më mirë me thanë nëse ju keni parë e mu më ka ikë - Një flamur të Palestinës në përkrahje të paqes. E gjithë bota perëndimore, së fundi Sydnei 300 mijë shpirta në protestë për ndalimin e pushtetit vrasës te Netanjahut?”, komentoi Xuxi. /Zëri

Image