
Mediat ndërkombëtare i japin jehonë festivalit “Sunny Hill”
Për tri ditë me radhë në Prishtinë është mbajtur “Sunny Hill Festival”. Ky festival është më shumë se thjesht argëtim; ai është kthyer në një lëvizje shoqërore që përfaqëson aspiratat e një kombi të tërë.
Festivali, i cili ka mbledhur pjesëmarrës nga Kosova, rajoni dhe vende të tjera të Evropës e më gjerë, ka tërhequr vëmendjen e shumë mediave vendore, rajonale dhe ndërkombëtare.
Shumë prej tyre kanë shkruar për këtë ngjarje që tashmë është shndërruar në një imazh pozitiv të Republikës së Kosovës.
Media botërore si BBC, Vogue, The Guardian, Daily Mail e të tjera kanë pasqyruar festivalin në raportimet e tyre.
Kur “Sunny Hill” u lansua në vitin 2018, misioni i tij i parë ishte të korrigjonte një padrejtësi moderne hartografike.
Me dekret presidencial, yllit botëror Dua Lupa Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ia dha shtetësinë e Republikës së Kosovës.
Festivali “Sunny Hill” është një festival ndërkombëtar vjetor i muzikës që mbahet në Prishtinë, Kosovë, i organizuar e themeluar nga këngëtarja Dua Lipa dhe babai i saj, Dukagjin Lipa. Ai është kthyer në festivalin më të madh të muzikës në Kosovë, rajon e më gjerë. /rtk