Dalin pamjet nga kaosi në koncertin e Yll Limanit në “Lollipop” – të shtëna, përleshje dhe panik në zonën VIP

Dalin pamjet nga kaosi në koncertin e Yll Limanit në “Lollipop” – të shtëna, përleshje dhe panik në zonën VIP

Showbiz July 19, 2025 - 19:07

Një ngjarje e rëndë ka tronditur koncertin e këngëtarit të njohur Yll Limani në klubin e natës “Lollipop” në Palasë, ku atmosfera festive u shndërrua në panik të vërtetë.

Incidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit, teksa artisti ishte në skenë së bashku me grupin Three Dots, duke performuar përpara një audience të madhe.

Në zonën VIP të lokalit, një konflikt verbal mes dy grupeve u përshkallëzua shpejt në përleshje fizike.

Pamjet e publikuara së fundmi tregojnë momentet e tensionit dhe kaosit, ku të pranishmit raportojnë për përdorim të sendeve të forta si shishe dhe gota.

Në sfond dëgjohen të shtëna armësh, duke krijuar panik të menjëhershëm në mesin e turmës.

Të frikësuar, shumë persona janë larguar me nxitim nga lokali, duke lënë pas çanta, telefona dhe sende personale në rrëmujë.

Ende nuk ka një reagim zyrtar nga organizatorët apo autoritetet për natyrën e incidentit apo për ndonjë të lënduar, por ngjarja ka ngjallur shqetësim të madh për sigurinë në ambientet e natës. /Telegrafi/