
Blero dashurohet sërish, zbulon një mal me dhurata që ia bleu partneres së re
Këngëtari i njohur shqiptar, Blero, duket se po kalon një nga periudhat më të bukura të jetës së tij – atë të një dashurie të re, të zjarrtë dhe të mbushur me emocione.
Pasi kohë më parë bëri publike romancën e tij të re, ai tani ka vendosur të ndajë me ndjekësit edhe një moment shumë të veçantë dhe personal.
Përmes një fotografie të postuar në Instagram Story, Blero ka treguar një mori dhuratash që ia ka kushtuar partneres së tij – një shfaqje romantike me parfume luksoze, arushë lodër, kuti të zbukuruara, lule të freskëta, kartolina dashurie dhe një kornizë me foto intime të çiftit.
Në mbishkrimin e fotos, ai shpreh ndjenjat e tij me fjalë të thjeshta por shumë domethënëse: “Thank you so much for coming into my life (faleminderit shumë që erdhe në jetën time. Ti je dhurata ime love (dashuri)”.

Me këtë, Blero konfirmon publikisht se është më i dashuruar se kurrë dhe se partnerja e tij e re ka sjellë një rrezatim të ri në jetën e tij.
Ky gjest romantik ka bërë menjëherë jehonë në rrjetet sociale, duke ngjallur kuriozitetin e fansave që prej javësh pyesin se kush është vajza misterioze që i ka rikthyer buzëqeshjen artistit.
Ndërkohë, Blero duket më i lumtur dhe i frymëzuar se kurrë – ndoshta kjo dashuri do të reflektohet edhe në projektet e tij muzikore të ardhshme. /Telegrafi