“Si nëpër filma”, Morena Taraku ishte në spital me të atin në momentin që ndodhi tërmeti në Turqi

“Si nëpër filma”, Morena Taraku ishte në spital me të atin në momentin që ndodhi tërmeti në Turqi

Showbiz April 23, 2025 - 14:51

Modelja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Morena Taraku, ka reaguar për herë të parë pas tërmetit që goditi ditën e sotme (e mërkurë) Turqinë.

Përmes një postimi në InstaStory, bukuroshja ka konfirmuar se është shëndoshë e mirë.

Në momentin që ndodhi tërmeti thotë se ishte në spital së bashku me të atin, derisa më pas e përshkruan gjithë ngjarjen.

Ajo thotë tutje se iu duk sikur në filma duke shpresuar që më të mos ndodhë një gjë e tillë.

Më poshtë reagimi i plotë i Morenës:

Isha me babanë në spital pak metra larg tij, kur e ndjeva tërmetin. Vrapova brenda duke bërtitur “babi, babi”, derisa e kapa dorën e tij dhe dolëm jashtë.

Ngjarja ishte e papërshkrueshme, ju betohem që ishte si një film. Zoti e bekoftë! S’e kam imagjinuar kurrë që nëse ballafaqohem me vdekjen do të shkoja pa të.

Nuk di ç’të them tjetër. Zoti i mbrojtë të gjithë dhe shpresoj që diçka më e keqe të mos ndodhë kurrë. Jam akoma e traumatizuar, por jemi mirë.

Faleminderit të gjithëve për kujdesin dhe dashurinë.

Image