Prokuroria kërkon tre vjet burgim për Antonela Berishën

Prokuroria kërkon tre vjet burgim për Antonela Berishën

Showbiz March 25, 2025 - 14:06

Prokuroria e Tiranës dha këtë të hënë pretencën për motrat Antonela dhe Mariela Berisha, të cilat goditën me sende të forta 26-vjeçaren Klea Prenga verën e vitit të kaluar.

Prokurori Ndini Tavani ka kërkuar dënim me tre vjet burg për Mariela Berishën, e cila ndodhet aktualisht në masën “arrest në shtëpi”. Nëse shpallet fajtore, pasi është kërkuar gjykimi i shkurtuar, dënimi mund të zbresë në dy vjet burg.

Image

Ndërkohë, për Antonela Berishën, prokurori ka kërkuar tre vjet shërbim prove, i cili gjithashtu mund të zbresë në dy vjet në rast të një gjykimi të shkurtuar.

Dy motrat u vetëdorëzuan në polici në tetor 2024 dhe akuzohen për kryerjen e veprës penale “plagosje e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim./euronews.al