Reagimi epik i Jozit kur takoi nënën e Loredanës shkaktoi të qeshura pafund

Reagimi epik i Jozit kur takoi nënën e Loredanës shkaktoi të qeshura pafund

Showbiz March 23, 2025 - 10:53

Pas rrëfimit prekës të Loredanës mbrëmë, produksioni i rezervoi asaj një surprizë të veçantë – takimin me nënën e saj.

Gjatë bisedës, nëna e Loredanës përmendi Jozin, duke vënë në dukje se ai ka ndryshuar për mirë pas rikthimit dhe se po respekton këshillat e babait të Loredanës.

Kur takimi ndodhi, Jozi pati një reagim epik, duke thënë me humor: “O vdeksha unë për vjehrrën!” – një batutë që bëri të qeshnin të gjithë banorët dhe të pranishmit në studio.

Ledioni e ngacmoi Jozin, duke i kujtuar zakonin e tij për të pritur vjehrrin ose vjehrrën me këngë dhe e pyeti çfarë do t’i këndonte kësaj here.

Jozi, duke qeshur, nisi këngën: “Kam dyqanin ke Selvia, më e mirë e ëma se e bija”, duke shkaktuar të qeshura të mëdha në sallë.

Më pas, Ledioni e pyeti nënën e Loredanës nëse dëshironte ta takonte Jozin, dhe ajo pranoi.

Kur hyn brenda, Jozi e përqafon me respekt dhe e pyet për familjen. Më pas, ai e pyet se si i duken ai dhe Loredana së bashku.

Nëna e saj u përgjigj: “Shkëlqyer!” dhe shtoi se, që nga hyrja e tij e dytë, ai është sjellë shumë mirë me Loredanën.

Jozi e falënderoi dhe ata u përshëndetën me buzëqeshje, duke lënë pas një moment të paharrueshëm për të gjithë.