
Rizarta eliminohet nga Big Brother VIP Albania
Showbiz
March 23, 2025 - 00:51
Spektakli i së shtunës në Big Brother VIP Albania rezervoi një surprizë për banorët dhe publikun, pasi brenda natës u hap një televotim i dytë.
Pyetja për publikun ishte: “Kë doni të shpëtoni?”.
Pas votave të mbledhura, u vendos që banorja që do të linte shtëpinë ishte Rizarta.
Largimi i saj erdhi si një tronditje për pjesën tjetër të banorëve, të cilët nuk e kishin pritur këtë zhvillim.
Momenti i shpalljes së rezultateve solli emocione të forta, ndërsa Rizarta u përshëndet me konkurrentët përpara se të largohej përfundimisht nga gara.