“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend”, Gjesti “godet” Xhenetën derisa ishte brenda

“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend”, Gjesti “godet” Xhenetën derisa ishte brenda

Showbiz March 13, 2025 - 22:04

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta Fetahu, ka hyrë sonte (e enjte) në Big Brother VIP Albania 4.

Kjo në kuadër të sfidës së mos-reagimeve, ku banorët nuk duhej të reagonin fare, për këdo që do t’iu bashkohej në atë shtëpi.

Ish-finalistja e BBVK doli një herë në oborr, e më pas vazhdoi në lavanderi, ku po flinte në gjumë Gjesti.

Ata më pas dolën në oborr dhe hidhnin fjalë ndaj njëri-tjetrit, teksa Joz Marku po i ngacmonte.

Në një moment, konkurrenti nga Kosova e ‘goditi’ me një fjali ish-partneren e tij.

“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend”, i tha Gjesti – Jozit, e në mënyrë indirekte iu drejtua modeles.

Gjesti ka treguar disa herë se ka qenë i lënduar nga Xheneta dhe se nuk e ka trajtuar mirë.