
Kim Kardashian rrëfen se ish-bashkëshorti i saj e detyroi t’ia kthente unazën edhe pse e kishte paguar vetë
Kim Kardashian bëri të ditur një detaj të pazakontë nga divorci i saj me basketbollistin Kris Humphries.
Themeluesja e SKIMS, e cila ishte e martuar me ish-lojtarin e NBA për vetëm 72 ditë në vitin 2011, foli për unazën e fejesës gjatë episodit të fundit të spektaklit “The Kardashians”.
Teksa bisedonte me motrën e saj, Khloe Kardashian, Kim, 44 vjeç, ajo ndau një informacion të padëgjuar.
Ajo u detyrua t’ia kthente basketbollistit unazën e fejesës, unaza e cila ishte prej 18 karatësh me prerje smeraldi.
Madje jo vetëm kaq, ajo potencoi se ajo kishte paguar për një pjesë të madhe të saj.
“Nuk e mbajta atë”, zbuloi ajo. “Isha shtatzënë me [vajzën time] North [West], ende e martuar me të, dhe për t’u divorcuar prej tij, ai tha se duhej t’ia ktheja unazën në marrëveshjen e divorcit”, shpjegoi Kim për Humphries.
Kjo kërkesë u bë edhe më e rëndë, pasi Kim theksoi se ishte ajo që kishte blerë unazën.
“Ai kontribuoi vetëm një të pestën”, potencoi miliarderja.