
Dafina Zeqiri uron babanë e Kreshnikut për ditëlindje: Urime vjehrri më i qartë
Vjehrri i këngëtares Dafina Zeqiri, Rexhep Gjergji, feston sot ditëlindjen dhe me këtë rast nuk ka munguar urimi nga artistja e njohur shqiptare.
Ajo bëri një postim në rrjetet sociale, ku e uroi atë në këtë ditë të veçantë.
Megjithatë, ishte përshkrimi i cili mori të gjithë vëmendjen, pasi ishte tejet i pazakontë, siç është edhe vetë unike artistja.
“Urime ditëlindja, vjehrri ma i qarti”, shkroi Dafina Zeqiri, derisa po ashtu publikoi edhe një fotografi bashkangjitur këtij urimi.
Ajo është treguar gjithmonë mbështetëse ndaj vjehrrit të saj Rexhep Gjergjit, pasi postimet për të nuk kanë munguar edhe në ditët e zakonshme.
Dafina Zeqiri i dha fund beqarisë në tetor të vitit 2024, me partnerin Kreshnik Gjergji.
Çifti janë madje në pritje të fëmijës së parë, e që më vonë u kuptua se janë në pritje të një djali.
