
Gjesti hap zarfin e dytë: Ka në dorë fatin e pesë banorëve
Showbiz
February 21, 2025 - 22:24
Pas sfidës së “Valixhes së Tundimeve”, lideri i javës, Gjesti, hapi zarfin e dytë, i cili i dha fuqinë për të ndryshuar fatin e disa banorëve në Big Brother VIP Albania.
Në zarfin misterioz shkruhej: “Ti ke në dorë të ndryshosh fatin e disa banorëve. Përzgjidh pesë banorë të cilëve dëshiron t’u dhurosh nga një biletë. Vetëm një nga biletat është vajtje-ardhje”.
Duke marrë rolin e vendimmarrësit, Gjesti nisi shpërndarjen e biletave.
I pari që ai zgjodhi ishte Egli, një vendim që u prit me surprizë nga të gjithë, por Egli refuzoi ta pranonte biletën.
Faleminderit, e vlerësoj, por nuk e dua”, tha Egli.