![Kim Kardashian flet si rrallëherë për ndarjen nga Kaney West: S’mund ta kthesh kurrë atë person](/uploads/zeri.info/images/2025/February/13/auto_-640-0-0edf98eae6f38c7d1aea8f6e7cbd8cdb1739457786.jpg)
Kim Kardashian flet si rrallëherë për ndarjen nga Kaney West: S’mund ta kthesh kurrë atë person
Ylli televiziv, Kim Kardashian, ka ndarë reflektime të thella mbi jetën e saj pas divorcit nga Kanye West, duke shpjeguar se një nga gjërat më të vështira që ka kaluar ishte ndryshimi i papritur i personalitetit të bashkëshortit të saj dhe ndikimi që kishte në jetën e saj.
Ajo e krahasoi këtë situatë me përvojën e motrës së saj, Khloe Kardashian, pas divorcit nga Lamar Odom, duke theksuar se është shumë e vështirë kur ndodh një ndarje për arsye që nuk ishin parashikuar dhe që përfundojnë duke ndryshuar rrënjësisht një person.
“Kur nuk parashikon të ndodhë diçka që ndryshon vërtet personalitetin e një personi dhe atëherë ata nuk janë i njëjti person dhe nuk mund ta kthesh kurrë atë person, por nuk mund të jetosh me personin e ri. Unë e kuptoj”, tha Kim Kardashian.
Historia e Kim-it është e lidhur me një ndarje të dhimbshme që ajo nuk e kishte planifikuar, ndërsa përjetoi një periudhë të gjatë tensioni me Kanye West, i cili ka pasur probleme me çrregullimin bipolar.
Kim shpjegoi se ndarja ishte një hap i nevojshëm për të, pavarësisht dëshirës së saj që martesa të kishte sukses. Ajo gjithashtu foli për vuajtjet që erdhën si pasojë e shtrirjes së çështjeve personale në media, duke i bërë gjërat edhe më të vështira për të.
Përveç reflektimeve për divorc, Kim gjithashtu ndau përvojën e saj si nënë e katër fëmijëve, duke pasur një angazhim të madh për t’u kujdesur për ta dhe për të ofruar një ambient të shëndetshëm emocionalisht, ndonëse i përballuar me sfida. /oranews